[vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_column_text]Kolegji “Tugut Ozal Tiranë” është shpallur fitues i konkursit Brain Ring 2016 , të organizuar nga Universiteti Epoka për të dytin vit radhazi.

Nxënësit pjesëmarrës u përzgjodhën përmes një testi logjike përgatitës të lidhur me aftësinë e të menduarit kritik në fushën e ekonomisë dhe biznesit. Gjashtë nxënësit e selektuar për të formuar skuadrën që do të përfaqësonte shkollën në konkurs ishin: Borana Kapexhiu, Era Merlika, Fjona Parllaku, Miges Cara, Nensi Ahmetbeja dhe Redi Kurti.

Këta nxënës zhvilluan njohuritë e tyre në tema si marketingu dhe u njohën me zhvillimet e fundit botërore nga bota e biznesit.

Gjysmëfinalja e konkursit u mbajt tek Universiteti Epoka më 1 prill 2016, kurse finalja më 7 prill, në po të njëjtin ambient. Procedura e zhvillimit të konkursit ishte e tillë: një moderator lexonte pyetjet e konkursit dhe skuadrave u jepej një minutë kohë për të shkruar përgjigjen e për ta dorëzuar tek juria, e cila merrte vendimin përfundimtar mbi saktësinë e saj. Në ndihmë të jurisë qëndronte si asistent një student i vitit të parë të degës International Marketing and Logistics Management.

Pasi kaluan fazën e gjysmëfinales, skuadra përfaqësuese e kolegjit “Turgut Ozal” pati sukses dhe në finale, duke iu përgjigjur më shumë pyetjeve të sakta dhe shpallur fituese. Gjatë fazës finale, ata iu përgjigjën saktë 8 pyetjeve nga 15 gjithsej. Kolegji “Turgut Ozal” e fitoi konkursin duke lënë pas 16 gjimnaze konkuruese nga e gjithë Shqipëria.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_media_grid style=”all” items_per_page=”10″ element_width=”4″ gap=”5″ filter_size=”md” button_style=”rounded” button_color=”blue” button_size=”md” arrows_design=”none” arrows_position=”inside” arrows_color=”blue” paging_design=”radio_dots” paging_color=”grey” loop=”” autoplay=”-1″ item=”mediaGrid_Default” include=”16039,16034,16035,16036,16037,16038,16040,16041,16042,16043,16044″][/vc_column][/vc_row]