Një shkollë e realizon misionin e saj kur edukon e arsimon në radhë të parë qytetarë të denjë dhe, njëkohësisht, nxënës konkurrues në të gjitha shkencat. Një prej këtyre përfaqësuesve të shkollës sonë është Heidi Durrësi. Ajo është nxënëse në klasën e 11-të, një vajzë me cilësi tepër të rralla, me kërkesa të larta e vetëmotivim.Heidi përfaqëson një brez të ri femrash të shoqërisë shqiptare në zhvillim, të lidhura ngushtë me shkencën. Ndjehemi krenarë që një nxënëse olimpiadash si ajo, fituese në raundin e dytë në Olimpiadën Kombëtare të Matematikës 2018-2019, është pjesë e grupit prej 4 vajzash të përzgjedhura të përfaqësojnë Shqipërinë në EGMO, Europian Girls’ Mathematic Olympiad, që do të zhvillohet në Ukrainë, një olimpiadë ndërkombëtare sipas formatit të Olimpiadës Internacionale të Matematikës.
Falenderojmë profesor Ozgur Kircak për mbështetjen, përgatitjen dhe punën tepër profesionale që ka bërë me të gjithë nxënësit e Olimpiadës së Matematikës, po ashtu edhe me Heidin!

Suksese Heidi!