Sot një lexues, nesër një lider

Biblioteka e shkollës së mesme jo publike “Turgut Ozal”

posedon 2.000 libra dhe revista të inventarizuara.

Biblioteka fond i hapur

Biblioteka funksionon si fond i hapur që do të thotë të interesuarit e gjejnë vet librin që deshirojnë, bëjnë regjistrimin për huazimin e tij ose e lexojnë në sallën  që ofron biblioteka.

Fondi i bibliotekës

Ndarja e librave eshtë bërë sipas fushave, degëve, e lëndëve.

Fondi i bibliotekës është i larmishëm në gjuhët e huaja të tillë si: Anglisht, Turqisht, Gjermanisht, Spanisht  etj.

Kërkimet Shkencore

Biblioteka është e pajisur me wireless në rast se studentët duan të bëjnë kërkime përmes internetit, ata mund të fotokopjojnë dhe të shtypin gjithashtu.

Me shumëllojshmërinë e librave dhe shërbimeve të ofruara nga biblioteka, synojmë të përmbushim misionin tonë duke edukuar brezin e ri dhe duke mbështetur aktivitetet kurrikulare për ndjekësit e saj.

Donacioni i Librave

Përmirësimi dhe përditësimi i bibliotekës është një nga objektivat e kësaj shkolle. Një kontribut i rëndësishëm për ta pasuruar atë, është dhurimi i studentëve përmes projektit të realizuar vetë “Dhuro një libër”. Donatorët janë kryesisht studentë dhe stafi i shkollës, por ne jemi të hapur për këdo që dëshiron të kontribuojë duke dhuruar libra.

Hyrja, konsultimi dhe përdorimi i librave në bibliotekën tonë shkollore janë pa pagesë për të gjithë studentët dhe stafin e shkollës.

Shërbimet e bibliotekës janë:

Informimi për funksionimin e bibliotekës, rregullat dhe shërbimet e saj.

Konsultimet në sallë.

Huamarrja.

Fotokopje dhe printime.