ASEF (Albanian Science and Engineering Fair)

Për çështje të shkencës, autoriteti i njëmijë njerëzve nuk vlen sa arsyetimi modest i një individi të vetëm sipas Galileo Galileit. Pikërisht ky është edhe qëllimi i konkursit ASEF(Albanian Science and Engineering Fair), i organizuar në shkollën tonë për të disatin vit radhazi.Ky panair projektesh shkencore u mundëson nxënësve të talentuar të shkollës sonë të shpalosin aftësitë dhe kreativitetin e tyre. Gjithashtu kategoritë e shumëllojshme, si shkenca sociale, shkenca natyrore, linguistike, web-design, short movie,etj i lejojne ata të gjejnë veten dhe të japin maksimumin duke konkuruar me njëri-tjetrin.

Atmosfera kompetitive dhe emocionet e dhuruara nga kjo eksperiencë mbeten të paharrueshme për pjesemarrësit. Në kategorinë Asef Senior spikaten projektet e mëposhtme, ku sigurisht nxënësit u vlerësuan me medalje ari, argjendi apo bronzi për punën e palodhur dhe të kualifikuar…

U fituan 36 medalje; 3 projekte morën medalje të artë, 14 medalje të argjendtë dhe 19 medalje të bronztë.
Falenderojme pjesëmarrësit dhe mësuesit mentore si udheheqës të nxënësve!

3 Minute Science Short Movie Contest 2019

3-Minute Science është një kompeticion i përvitshëm për nxënësit e gjimnazeve, i cili motivon mendimin kritik rreth shekncës, TIK-ut dhe matematikës.

Qëllimi i tij është të vlerësojë punën më të mirë shkencore dhe të frymëzojë shkencëtarët e rinj.