Nxënësit e klasësë së 12 E, vizituan sot Fondacionin Down Syndrome Albania. Për rreth një orë ata vizituan ambientet e qendrës dhe u njohën më nga afër me veprimtarinë e këtij Fondacioni. Nxënësit dhuruan një shumë të ardhurash, të mbledhura nga aktiviteti “Kombet e vegjël lindin heronj të mëdhenj”, zhvilluar më datën 30 janar, në kuadër të “Vitit të Skënderbeut”.