[vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_column_text]Në rrugëtimin e gjatë të dijes, secili përpiqet të lërë gjurmë pozitive , të arrijë sa më lart , të ëndërrojë pa fund, të prekë suksesin… Gjithkush kërkon të jetë një gjeni në një drejtim të caktuar, qoftë edhe për një herë të vetme. Kush guxon, ka bërë hapin e parë drejt fitores dhe kush sakrifikon kohën për t`iu kushtuar librave, nuk është si gjithë të tjerët. ”Mësimi kurrë nuk e lodh mendjen “do të thoshte Da Vinçi.

E tillë është edhe ajo Fjona Parllaku , maturante në kolegjin “Turgut Ozal”- Tiranë, e cila punon shumë në qetësi dhe bën që suksesi dhe triumfet të jenë zëri i inteligjencës, këmbënguljes e përkushtimit të saj.

Arritjet e Fjonës në fushën e shkencave natyrore, bëjnë që kënaqësia e krenaria të tejkalojnë kornizën e familjes dhe të përcillen në motivimin e nxënësve të tjerë; në lumturinë e mësuesëve dhe shkollës që kanë pasur një nxënëse si ajo.

Ja ku po ju rendisim disa nga sukseset e saj :

2015-2016

* Vendi i parë në Olimpiadën Kombëtare të Matematikës (First place in National Mathematical Olympiad)

* Medalje e artë në ASEF (Gold Medal in Albanian Science & Engineering Fair) dhe e drejta për të përfaqësuar Shqipërinë në I-SWEEEP (The International Sustainable World Energy, Engineering and Environment Project) Houston, Texas, USA

* Pjesë e skuadrës fituese në konkursin Brain Ring Competition ndërmjet shkollave të mesme të Shqipërisë

* Pjesëmarrje në EGMO, 10-16 prill 2016 (5th European Girls’ Mathematical Olympiad, Busteni, Romania)

* Pjesëmarrje në BMO, 5-10 maj 2016 (33rd Balkan Mathematical Olympiad, Tirana, Albania)

* Do të marrë pjesë në IMO, 6-16 korrik (57th International Mathematical Olympiad, Hong Kong)

2014-2015

* Vendi i tretë në Olimpiadën Kombëtare të Matematikës (Third place in National Mathematical Olympiad)

* Vendi i tretë në Olimpiadën Kombëtare të Fizikës (Third place in National Physics Olympiad)

* Medalje e artë në ASEF (Gold Medal in Albanian Science & Engineering Fair)

* Medalje bronzi në Olimpiadën Shkencore të EPOKËS në lëndën Fizikë (Bronze Medal in the 4th EPOKA Science Olympiad)

* Pjesëmarrje në IMO, 4-16 korrik 2015 (56th International Mathematical Olympiad, Chiang Mai, Thailand)

*

2013-2014

* Pjesëmarrje në EGMO, 10-16 prill 2014 (3rd European Girls’ Mathematical Olympiad, Antalya, Turkey)

* Pjesëmarrje në INEPO, 19-21 maj 2014 (22nd International Environmental Project Olympiad, Istanbul, Turkey)

* Medalje e artë në Olimpiadën Shkencore të EPOKËS në lëndën Fizikë (Gold Medal in the 3rd EPOKA Science Olympiad)

2012-2013

* Vendi i tretë në Olimpiadën Kombëtare të Matematikës (Third place in National Mathematical Olympiad)

* Medalje e artë në Olimpiadën Shkencore të EPOKËS në lëndën Fizikë (Gold Medal in the 2nd EPOKA Science Olympiad)

* Pjesëmarrje në JBMO, 21-26 qershor 2013 (17th Junior Balkan Mathematical Olympiad, Antalya, Turkey)

Përveç pjesëmarrjeve dhe çmimeve të njëpasnjëshme në konkurse dhe olimpiada kombëtare dhe ndërkombëtare, Fjona ka arritur rezultate të shkëlqyera në të gjitha lëndët e zhvilluara në shkollë. Ndërkohë kanë përfunduar edhe provimet e Maturës dhe janë bërë zyrtare rezultatet e tri provimeve të detyrueshme, ku ajo ka marrë notën maksimale 10 në secilin prej tyre.

I urojmë shumë suksese Fjonës në të gjitha sfidat e radhës dhe më e rëndësishmja… asnjëherë të mos ndalet ![/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_media_grid style=”all” items_per_page=”10″ element_width=”4″ gap=”5″ filter_size=”md” button_style=”rounded” button_color=”blue” button_size=”md” arrows_design=”none” arrows_position=”inside” arrows_color=”blue” paging_design=”radio_dots” paging_color=”grey” loop=”” autoplay=”-1″ item=”mediaGrid_Default” include=”16099,16100,16101,16102,16103,16104,16105″][/vc_column][/vc_row]