[vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_column_text]18 maji ishte një ditë shumë e rëndësishme për maturantët e kolegjit “Turgut Ozal “, Tiranë. Kjo datë do të shënonte ceremoninë e diplomimit për Maturën 2016.

Pas 12 vjet sfidash, lodhjesh dhe kënaqësish për këta nxënës do të projektohet një tjetër e ardhme. Për të kurorëzuar këtë finalizim, nxënësit nën përkujdesjen edhe të mësuesve kishin përgatitur një program artistik me këngë, interpretime ,valle tradicionale, kërcime moderne etj.

Nën shoqërinë e prindërve dhe të miqve të tyre këta nxënës përcollën mbresa , emocione dhe kujtime të paharrueshme për gjithsecilin. Nuk munguan dhe falenderimet për punën e palodhur të stafit pedagogjik të kësaj shkolle.Momenti më kulmor i kësaj mbrëmjeje ishte hedhja e kapeleve nga maturantët për të nënkuptuar fundin e një fillimi të ri.

Me fjalët : “ Është mrekulli të përpiqesh me bindje, të përqafosh jetën , të humbësh me klas, të fitosh me guxim sepse koha I përket atij që guxon “ do të shënohej edhe fundi i kësaj ceremonie festive.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_media_grid style=”all” items_per_page=”10″ element_width=”4″ gap=”5″ filter_size=”md” button_style=”rounded” button_color=”blue” button_size=”md” arrows_design=”none” arrows_position=”inside” arrows_color=”blue” paging_design=”radio_dots” paging_color=”grey” loop=”” autoplay=”-1″ item=”mediaGrid_Default” include=”16069,16070,16071,16072,16073,16074,16075,16076,16077,16078,16079,16080,16081,16082,16083,16084,16085,16086,16087,16088,16089,16090,16091,16092,16093″][/vc_column][/vc_row]