Presidente: Heidi Durrsi
Zv. Presidente: Silvia Jashari

Mësuesit Këshilltar:
Alfred Bukaçi, Aida Doci & Gerta Bidoshi

Vizitë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës (FSHN)

Nxënësit e Klubit të Shkencës, të shoqëruar nga mësueset koordinatore të këtij klubi, Gerta Bidoshi dhe Aida Doci, ishin në një vizitë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës (FSHN), në Departamentin e zoologjisë invertebrore dhe vertebrore. Gjatë kësaj vizite, nxënësit vëzhguan skelete të kafshëve vertebrore, duke nisur nga peshqit deri te gjitarët. Gjithashtu, ata vëzhguan diseksione të kafshëve vertebrore, të mundësuara nga Profesor Eltion Halimi dhe Profesoreshë Anila Paparisto, si dhe laboranti Qazim Lataj. Nxënësit vëzhguan diseksione të sepies, të një peshku dhe një bretkose. U njohën më afër me ndërtimin e tyre anatomik dhe dëgjuan shpjegimin e profesorit rreth fiziologjisë së seciles prej tyre.

Veprimtarit e Klubit të Shkencës!