[vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_column_text]Ne si Klub i Ndihmës së shkollë “ Turgut Ozal “ vizituam Jetimoren e Tiranës. Si në botë ashtu dhe në vendin tonë ka me miliona fëmijë jetimë, që kanë humbur prindërit për arsye të ndryshme.

Teksa një pjesë me fat e këtyre jetimëve jetojnë me të afërmit e tyre ose në jetimore, një pjesë tjetër jeton nëpër rrugë, në kushte të vështira dhe luftojnë me jetën. Ky është një fenomen që i prek të gjithë njerëzit, është një plagë sociale për të cilën, secili prej nesh përpiqet që të bëjë më të mirën e mundshme.

Ështe e drejta e këtyre fëmijve që të jetojnë si të gjithë njerëzit e tjerë, të kenë një jetë mëse normale.

Prandaj edhe ne si shkollë u munduam , me aq sa kishim mundësi, me anë të Klubit të Ndihmës t’i vizitojmë një ditë dhe t’u dërgojmë dhuratat tona. Në këtë mënyrë deshëm t’i shihnim teksa lumturoheshin për një moment. Me shpresën se u kemi falur një ditë sa më të bukur këtyre fëmijëve urojmë që jeta e tyre të jetë plot ngjyra dhe ne të shihemi përsëri.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_media_grid style=”all” items_per_page=”10″ element_width=”4″ gap=”5″ filter_size=”md” button_style=”rounded” button_color=”blue” button_size=”md” arrows_design=”none” arrows_position=”inside” arrows_color=”blue” paging_design=”radio_dots” paging_color=”grey” loop=”” autoplay=”-1″ item=”mediaGrid_Default” include=”16048,16049,16050,16051,16052″][/vc_column][/vc_row]