Fotoreporterët e së ardhmes

Klubi i Medias dhe Fotografisë në gjimnazin “Turgut Ozal” është një mundësi e veçantë për çdo nxënës të shkollës të përjetojë nga afër kënaqësinë e punës së një gazetari apo fotografi.
Me anë të aktiviteteve të organizuara nga ky klub, nxënësit, jo vetëm që e jetojnë nga afër lajmin, por edhe mësojnë se si duhet ta përcjellin atë te lexuesit.
Marrja e experiencës, qoftë ajo për një karrierë të ardhshme në fushën e gazetarisë, apo edhe për të zhvilluar aftësitë sociale si ato të komunikimit, shprehjes apo punës në grup, është qëllimi kryesor i këtij klubi, i cili nuk bën bashkë vetëm anëtarët e tij, por të gjithë shkollën.

“Emigracioni: shkaqet, pasojat dhe parandalimi”

Fotografia,
histori nëpër mure.

Një eksperiencë tepër e paharrueshme do të mbetet për Klubin e Medias dhe Fotografisë, vizita në Muzeun Kombëtar të Fotografisë "Marubi", në qytetit e Shkodrës.

CFARË TËRHOQI VËMENDJEN E KLUBIT TË MEDIAS DHE FOTOGRAFISË?

Të qenurit në atë muze të bënte të ndjeheshe pjesë e realitetit historik shqiptar me shpejtësinë e shkrepjes së aparatit fotografik.
Klubi i Medias
Muzeu mban në arkivin e tij fotografi në pllaka xhami, të klasifikuara sipas vitit të shkrepjes dhe përmbajtjes. Ishte pikërisht ndikimi i gjerë në fushat e mjekësisë, arkitekturës dhe kulturës së përgjithshme shqiptare i ketyre fotografive.
dhe Fotografisë

“Që shqiptarët të bëhen bashkë, duhet një figurë universale si Skënderbeu, i vetmi përgjatë shekujve që ka arritur t’i bëjë bashkë shqiptarët.”

Ftuar nga presidentet e klubeve të Debatit dhe Medias, gazetari inspirues, Marin Mema, ka zhvilluar sot një bashkëbisedim me anëtarët e të dy klubeve rreth temës tejet të dhimbshme dhe aktuale “Emigracioni: shkaqet, pasojat dhe parandalimi”. Fokusi i diskutimit dhe pikëpyetjeve të nxënësve tanë ishte shkaku i këtij emigrimi masiv e në rritje të shqiptarëve, të cilët vitet e fundit po emigrojnë thuajse në të njëtat shifra të frikshme si në vitet ’90.
Me anë të përgjigjeve elokuente dhe retorikës elegante, Marin Mema krijoi një atmosferë nxitëse intelektuale, që u mirëprit me pyetje po aq intriguese nga intelektualët e rinj të shkollës sonë. I pyetur për mënyrën se si Shqipëria do të arrijë që të bëhet një vend i zhvilluar dhe i stabilizuar, Marini përgjigjet se: “Që shqiptarët të bëhen bashkë, duhet një figurë universale si Skënderbeu, i vetmi përgjatë shekujve që ka arritur t’i bashkojë Shqipërinë dhe Shqiptarët.”
Duke e falenderuar dhe njëherë Marin Memën për vizitën e tij dhe modelin që përçon, do të donim të rikujtonim dhe njëherë të rinjtë shqiptarë se lideri ideal, “Skënderbeu i Ri,” mund dhe duhet të jetë secili prej nesh…

Përgatiti: Artela Roshi

Një ditë e veçantë me banorët e '' Shtëpisë së të moshuarve'' Tiranë

Klubi i Medias dhe Fotografisë në bashkëpunim me klubin “Shpresa”

Për të qenë sa më afër njëri-tjetrit dhe për të shpërndarë dashuri në këtë prag festash, klubi i Medias dhe Fotografisë në bashkëpunim me klubin “Shpresa” organizuan një shëtitje me pjesëtarët e Shtepia E Te Moshuarve. Për të gjithë ne kjo eksperiencë ishte e paharrueshme, sepse na dha mundësinë të njihemi më nga afër me historitë e tyre jetësore. Kjo bisedë na dhuroi një këndvështrim të ri për jetën, duke na mësuar se duhet të vlerësojmë çdo moment të saj.
Një falenderim i veçantë për znj. Klodiana Baxho, punonjësja sociale pranë kësaj qendre!

Falenderojmë “Kompleksi Eiffel” për mikpritjen!