President: Ermela Shkurti
Zv. President: Petraq Xheka

Mësuesit Këshilltar:
Rajmonda Haxhija & Flora Sollaku

“Ne jetojmë për librat” - Umberto Eko

Klubi i Librit vazhdon aktivitetet e veta me qëllimin kryesor afrimin e nxënësve pranë librit dhe edukimin estetik të tyre. Kësaj here, nxënësit e Klubit kanë përgatitur një pyetësor për të parë sesa nxënësit lexojnë, cilën lloj letërsie e zhanri parapëlqejnë si edhe çfarë ata përfitojnë nga leximi.

Nxisim dëshirën për të lexuar libra.

Përmes heshtjes vazhdon me këmbngulje puna serioze për të sjellë një identifikim të plotë mbi leximin e librit dhe adhurimin ndaj tij . Këtë identifikim e sjellim fletë anketat e hartuara nga antarët e klubit të librit , të cilat u plotësuan nga nxënësit e klasave të dhjeta e të njëmbëdhjeta. Zgjimin e kësaj heshtje do ta sjellë një statistikim i saktë , i përcaktuar nëpërmjet një kodimi . Ky kodim do të shërbejë si një konkluzion përfundimtar mbi leximin e librit  i cili do të shuajë kureshtjen e nxënësve përmes një prezantimi , i sjellë nga antarët e këtij klubi .