President: Arjeta Dervishi
Zv. President: Artela Rroshi & Henri Olldashi

Mësuesit Këshilltar: Dr. Isa Erbas & Adelajda Mujo

AKTIVITETE:

Disa nga seminaret tona:

"Bota dhe vendi ku jetojmë!"

Nxënësit e klubit të debatit duke shfaqur idetë dhe mendimet e tyre rreth temave të ndryshme që shqetësojnë botën, mjedisin dhe vendin e ku jetojmë. Ata treguan se dinë të japin argumente me vlerë me pikëpamje të qarta dhe të drejtpërdrejta, si dhe dëshirë të mëtejshme për të mësuar më shumë.​

Ekskursion në Hidrocentralin e Vaut të Dejës!

Klubi debatit i shkollës sonë organizoi një ekskursion në Hidrocentralin e Vaut të Dejës, me qëllimin informimin e nxënësve për burimet energjetike të rinovueshme në Shqipëri, ide që lindi pas organizimit të debatit me temë: New Years resolution of Albania “Electrical resources future”. Nxënësit u informuan rreth hidrocentralit, kapacitetit të tij dhe mundesi që sjell për furnizimin e Shqipërisë me energji elektrike.

Studimi brenda apo jashtë vendit, cili është vendimi i duhur?

Klubi i debaitit në mbledhjen e kësaj jave debatoi për një nga temat që e shqetësojnë më së shumti rininë shqipëtare . Studimi brenda apo jashtë vendit, cili është vendimi i duhur? Nxënësit u ndanë në grupe pro dhe kundra largimit të studentëve shqipëtarë. Ata treguan idetë e tyre te cilat i mbrojtën me argumente domethënëse duke krijuar kështu një debat konstruktiv. Kjo është ajo që Klubi i Debatit dëshiron të krijojë, një frymë të re debati për të ardhmen e Shqipërisë.

Grafikat e Ndryshme​.

Sot, më shumë se një temë diskutimi, klubi ynë u përqëndrua në një perspektivë të pikëpamjeve në lidhje me fotografitë dhe grafikat e ndryshme (të gjitha çështjet globale dhe të ndjeshme, si dhe tema sociale). reagimi nga anëtarët ishte befasues veçanërisht sepse nuk ju duhej shumë kohë për të arritur në të njëjtin përfundim kjo i beri më të vetëdijshëm për problemet që na rrethojnë.

"A duhet të hyjë Shqipëria në Bashkimin Evropian?"

Një temë shumë e nxehtë dhe e diskutuar në të cilën studentët tanë me kënaqësi morën pjesë dhe ndanë mendimet e tyre. Fokusi kryesor i debatit ishte mundësitë që merr Shqipëria me pranimin në Bashkimin Europian dhe përfitimet (ose humbjet për kundërshtimin e temës) vendi ynë do të fitonte nga kjo. Analiza që kjo temë shkakton është ajo që klubi ynë është i vendosur për të bërë: të inkurajojë mendimin dhe lirinë e shprehjes.