[vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_column_text css_animation=”fadeInDown”]Gjatë rrugëtimit tonë mund të hasim njerëz, vende, ndodhi që ndikojnë apo na shenjojnë të ardhmen. Shumë herë arritjet dhe sukseset tona lidhen me vende dhe njerëz të veçantë, të cilët nuk mund të jenë rastësi, por individë, institucione, sipërmarrje serioze të vulosura nga puna dhe vullneti i mirë për të siguruar zhvillimin, suksesin, për të kapur majat.

Gjimnazi jopublik “Turgut Özal” në Tiranë është nga ato vende ku rastësia nuk ka vend. Në një institucion si ky askush nuk është i rastësishëm, sepse ky është vendi i arritjeve të mëdha, është vendi ku ushqehen me dije talentet, mbështeten, rriten e maturohen për të shkuar drejt rrugëve të reja, si qytetarët e botës, të pajisur me të gjitha aftësitë për të ecur përpara drejt rrugës së suksesit.

Në fund të vitit shkollor 2014-2015,bazuar në Kartën e Performancës mes shkollave të kryeqytetit, si dhe në rang kombëtar në Maturën Shtetërore ky gjimnaz u rendit në vendin e tretë.

Të jesh i pari në të gjithë Shqipërinë, do të thotë të jesh personi i duhur në vendin e duhur. Në këtë gjimnaz i kushtohet një vëmendje e veҫantë punës me talentet. Punohet për orë të tëra jashtë orarit mësimor, gjatë javës, si dhe të shtunave, duke arritur kombinimin e përsosur mes talentit dhe punës.

Një tregues i veçantë i këtyre arritjeve janë dhe medaljet e fituara në olimpiada dhe konkurse kombëtare dhe ndërkombëtare.Nxënësit e kësaj shkolle edhe këtë vit fituan vendet e para në olimpiadat rajonale të matematikës, informatikës dhe biologjisë.

Nxënësja Fjona Parllaku, u rendit në vendin e parë në olimpiadën kombëtare të matematikës dhe njëkohësisht është pjesëmarrëse në ekipin e parë në olimpiadën ballkanike që po zhvillohet këto ditë në Tiranë.

Në konkursin Ndërkombëtar të projekteve I-SWEEEP që zhvillohet në Amerikë nxënësit e këtij gjimnazi fituan një medalje argjendi dhe një çmim inkurajues, ndërsa në olimpiadën e informatikës që u zhvillua në Rumani fituan një medalje argjendi.

Në vazhdën e këtij suksesi nga 123 maturantëte këtij gjimnazi në vitin e kaluar shkollor, 53 prej tyre ndjekin arsimin e lartë e përkatësisht; në SHBA – 4, Gjermani – 17, Kanada – 2, Hollandë – 6, Britani – 5, Zvicër – 4, İtali – 9, Turqi – 2 nxënës, si dhe nxënësit e tjerë në Austri, Francë, Spanjë dhe Bullgari,

Historia e gjimnazit jopublik “Turgut Özal” në Tiranë është një histori suksesi dhe pune ngulmuese, shkruar nga puna e palodhur e mësuesve që bashkë me dijet u japin këtyre nxënësve shembuj pasioni për botën e bukur e të pafundme të shkencës. Eshtë historia e çdo nxënësi të këtij gjimnazi, e atyre që janë e që do vijnë, sepse nuk mbaron këtu….[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]