President: Rigerso Ruci
Zv.President: Frenkli Muça​

Mësuesit Këshilltar:
Erisa Muhja, Brikela Salihaj & Anda Shehu

Klubi i Bamirësisë “Shpresa”

Një ndër klubet që operon prej 3- vjetësh në shkollën e mesme Turgut Ozal.
Motivimi, Dëshira dhe Humanizmi e karakterizojnëklubin “Shpresa”, i cili është i vendosur ta vazhdojë këtë mision fisnik për mbledhjen e të ardhurave në përpjekje për hedhur sadopak dritë mbi udhën e errët të njerëzve në nevojë.

Vizitë në Institutin e Nxënësve, Tiranë.

Me gjuhën e zemrës, në shkollën e nxënësve që nuk dëgjojnë dhe nuk flasin.
Edhe pse nuk dëgjojnë e nuk flasin, këta nxënës, sot, na falën shumë emocione.

Nuk kishte nevojë për fjalë, për të ndjerë atmosferën pozitive qe përcillnin këta fëmijë. Ne patëm mundësinë të shihnim nga afër edhe mënyrën sesi zhvillohej mësimi dhe të kuptonim se ata nuk janë dhe aq ndryshe nga ç’mendonim ne. Pamë sesi vizita jonë u solli buzëqeshje të sinqerta në ftytyrë dhe mësuam se ç’do të thotë të bësh dikë të lumtur, pa pasur nevojë për shumë gjëra.

Ditë të tilla, shumë njerëzore,janë motivim për të gjithë ne, mësues e nxënës!

Falenderimet i shkojne Fëmijëve të Institutit të Nxënësve që nuk Dëgjojnë, në Tiranë, klasës së 11D, si edhe Klubit “Shpresa” per kontributin!

Nënë Tereza: “E rëndësishme nuk është se sa japim, por sa dashuri kemi vënë në dhënien”.

Edhe këtë vit me shumë dashuri dhe mund, Klubi Shpresa në bashkëpunim me nxënësit e shkollës sonë arriti të mbledhë pako ushqimore të cilat ju shpërndanë familjeve anëtare në Shoqatën Kombëtare e Prindërve për Kujdesin e Fëmijëve me Aftësi të Kufizuar të Shqipërisë. Drejtoria e shkollës sonë dëshiron të shfrytëzojë rastin t’ju falënderojë për gjithë mbështetjen e anëtarëve të Klubit Shpresa si dhe nxënësit të cilët kontribuan në këtë aktivitet bamirësie. #KrenarPërNxënësitTonëBujarë

Qendrës Sociale Multidisiplinare-Bashkia Tiranë.

Një nga qëllimet e Klubit Shpresa është të nxisë te nxënësit ndjenjën e Humanizmit, ndaj, ne, sot u bëmë pjesë e Qendrës Sociale Multidisiplinare-Bashkia Tiranë, për të ndarë eksperienca e përjetime me fëmijët në kushte të vështira, që mbështetën nga kjo qendër. Historia e gjithsecilit fëmijë duhet të na shërbejë si frymëzim e shembull, se, pavarësisht vështirësive, nëse jemi të vendosur dhe punojmë, arrijmë gjërat që ne dëshirojmë! Falenderojmë Qendrën Sociale Multidisplinare-Bashkia Tiranë për mbështetjen që na dha , si edhe të gjithë nxënësit që iu bashkuan nismës sonë, po ashtu edhe mësueset Anda Shehu, Brikela Salihaj dhe Erisa Muhja!

Një ditë e veçantë me banorët e ''Shtëpisë së të moshuarve'' Tiranë.

Për të qenë sa më afër njëri-tjetrit dhe për të shpërndarë dashuri në këtë prag festash, klubi Shpresa në bashkëpunim me klubin e ”Medias dhe Fotografisë” organizuan një shëtitje me pjesëtarët e Shtepia E Te Moshuarve. Për të gjithë ne kjo eksperiencë ishte e paharrueshme, sepse na dha mundësinë të njihemi më nga afër me historitë e tyre jetësore. Kjo bisedë na dhuroi një këndvështrim të ri për jetën, duke na mësuar se duhet të vlerësojmë çdo moment të saj. Një falenderim i veçantë për znj. Klodiana Baxho, punonjësja sociale pranë kësaj qendre! Falenderojmë “Kompleksi Eiffel” për mikpritjen!