•Staf i kualifikuar dhe trajnuar sipas standardeve europiane.
•Mësimdhënie e bazuar në teknika dhe metoda bashkëkohore.
•Planifikim dhe konsultim me nxënësit, që në klasën e 10-të, për zgjedhjen e profesioneve, degëve dhe universiteteve nga zyra e Këshillimit të Karrierës.
•Përkushtim dhe punë cilësore me nxënësit pjesëmarrës në olimpiada kombëtare e ndërkombëtare. 
•Mësimdhënie e lëndëve shkencore në gjuhën angleze (Matematikë-Fizikë-Kimi-Biologji-Informatikë).
•Përgatitje e nxënësve për provimet ndërkombëtare (SAT-TOEFL).
•Mundësi përvetësimi të tri gjuhëve të huaja.
•Mundësi studimi dhe bursa në universitetet më të mira të botës.
•Zhvillimi i talentit dhe aftësive sociale nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme ekstrakurrikulare.
•Klube të shumta, të cilat zbulojnë e zhvillojnë prirjet e nxënësve.
•Teknologji e avancuar, si dhe shumë lehtësira të tjera në shërbim të mësimdhënies (Laboratorë për shkencat, laboratorë kompjuterash, multimedia dhe sallë 3D, sallë konferencash, bibliotekë, etj.).

Regjistrimet për provimin hyrës në shkollën e mesme “Turgut Ozal”, për vitin akademik 2019-2020, bëhen në datat 1 prill-19 prill, pranë mjediseve të kësaj shkolle. Provimi do të zhvillohet në datën 20 prill, në orën 10, në shkollën e mesme “Turgut Ozal” (Rr. Pavarësia, km 1 Kashar-Tiranë).
Ju urojmë suksese!