[vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_column_text css_animation=”fadeInDownBig”]Për shumëkënd mund të zgjojë në mendje pyetje të ndryshme titulli i kësaj shfaqjeje. Kjo pa diskutim që është e vërtetë ! Ajo që ishte performuesja e të gjithë kësaj, është një 18-vjeçare, në vitin e tretë të kësaj shkolle, Rigersa Kodranjëshi, e cila e sheh të ardhmen e saj në fushën e kinematografisë dhe të filmit. Ky ishte hapi i saj i parë në këtë rrugë aspak të lehtë .

Pjesa ndërtohet mbi një temë interesante, që vjen natyrshëm për moshën e saj, në qendër të saj është Dashuria, për ta bërë atë pjesë të jetës, hyjnë në misionin e tyre Dy Kupidë , të luajtur nga Esli Spahiu dhe Sonja Peshtani, të cilët në mënyrë retrospektive (sepse ata s’mund të bëjnë asgjë brenda mureve të burgut), tregojnë se janë lodhur nga puna e tyre dhe tashmë ajo është kthyer në të kundërtën e saj, bashkimi i ka lënë vendin ndarjes. Me një thurrje interesante të kompozicionit, degëzohet punësimi i një vajze të re në pozicionin e Kupidit, e cila luhet nga Rea Alimeri, që e lodhur nga telefonatat dhe zënkat e çiftit të saj, punë që i ishte caktuar nga Shefja e Kupidëve, Dina, luajtur nga një tjetër nxënëse e talentuar, Irini Idrizaj, përfundon në burg, sepse Bo dhe Kreu, emrat e çiftit të luajtur nga Edona Zoraqi dhe Endi Spaho, në ditën më të bukur të vitit, Shën Valentinin, ndahen. Por nuk përfundon këtu, sepse…….Dashurinë s’mund ta ndalojë askush!

Shfaqjes nuk i mungonte asnjë komponent, çdo gjë e lidhur bukur, muzika, efektet e dritave, skenografia në tërësi. Me lojën e saj të veçantë u bashkua edhe një aktore tjetër e re e shkollës, Anda Hysa. Rigersa vetë në gjithë këtë performancë ishte në krye të punës, në regji.

Në shfaqje pati edhe të ftuar, misdis të cilëve dy aktorë të njohur që luajnë në teatrin eksperimental “Kujtim Spahivogli”, Adriana Tolka dhe Elidon Alika. “Rigersa ka shumë talent , fabula është interesante!-u shpreh Adriana. Ndërsa pyetjes së një aktoreje të trupës se mos i kishin shkëputur nga puna e tyre, Elidon Aliko iu përgjigj: “Kur bëhet fjalë për artin, nuk ka humbje kohe!” Ne po e marrim këtë si një sukses të shfaqjes, që pati duartrokitje edhe nga moshatarët e saj.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_media_grid style=”lazy” items_per_page=”10″ element_width=”4″ gap=”5″ filter_size=”md” button_style=”rounded” button_color=”blue” button_size=”md” arrows_design=”none” arrows_position=”inside” arrows_color=”blue” paging_design=”radio_dots” paging_color=”grey” loop=”” autoplay=”-1″ item=”mediaGrid_Default” include=”15976,15977,15978,15979,15980,15981,15982,15983,15984,15985,15986,15987,15988,15989,15990,15991,15992,15993,15994,15995,15996″][/vc_column][/vc_row]